Fituesja e çmimit Nobel për Paqe, Malala Yousafzai është martuar me partnerin e saj gjatë një ceremonie islamike në Birmingham, përcjell UBT News.
Aktivistja 24-vjeçare tha se ishte “një ditë e çmuar” në jetën e saj.
“Asser [Malik] dhe unë u martuam për të qenë partnerë për tërë jetën”, shkroi ajo në Twitter, duke treguar se si ata kishin realizuar në një “ceremoni të vogël nikkah me familjen”.
Malala, tani 24 vjeçe, ishte 15 vjeç kur u vu në shënjestër nga talibanët në Pakistan pasi kishte folur për të drejtën e vajzave për t’u arsimuar.
Ajo i mbijetoi sulmit, në të cilin një militant hipi në autobusin e saj të shkollës në luginën veriperëndimore Swat dhe hapi zjarr, duke plagosur dy nga shoqet e saj të shkollës si dhe vet Malalën, transmeton UBT News.
Pasi u shërua nga plagët e saj gati fatale, ajo dhe familja e saj u zhvendosën në Birmingham, të cilin më vonë e quajti “një shtëpi e dytë”. Në moshën 17-vjeçare, ajo u bë personi më i ri që fitoi Çmimin Nobel për Paqen.
Ajo vazhdoi të studionte në Universitetin e Oksfordit dhe është bërë një aktiviste kryesore për të drejtat e njeriut.
Që nga diplomimi, Malala ka bërë thirrje për mbështetje më të madhe për refugjatët afganë, nënshkroi një kontratë me Apple TV+ për të prodhuar dokumentarë dhe u shfaq në kopertinën e British Vogue, të gjitha duke vazhduar punën e saj për të përmirësuar aksesin e vajzave në arsim./UBTNews/