UBT News

Martohet djali i David Beckham, publikohen fotografi nga ceremonia

Sezona e dasmave ka filluar zyrtarisht falë aktores miliardere 27-vjeçare Nicola Peltz dhe 23-vjeçarit Brooklyn Beckham.

Djali i madh i futbollistit britanik, David Beckham dhe stilistes Victoria Beckham kurorëzoi dashurinë me martesë me Nicola Peltz të shtunën e kaluar, te familja Peltz në Florida. Peltz zgjodhi një fustan që i mbijetoi kohës i markës “Valentino”.

Stilistja e Hollivudit, Leslie Fremar, tha për British Vogue se dizajnimi i fustanit ishte “përvoja më delikate”./UBTNews/

Përktheu dhe përshtati Albana Lepaja, studente e vitit të dytë në Shkenca Politike

Exit mobile version