Këngëtarja Britney Spears u martua me partnerin e saj, Sam Asghari, shtatë muaj pasi u lirua nga kujdestaria, që sipas saj e ka penguar të martohej. Ata u martuan në një ceremoni private në Los Angeles, të enjten.
Vitin e kaluar, ylli i pop-it i tha gjykatës se kujdestaria 13-vjeçare ia ka pamundësuar asaj të martohet dhe të ketë fëmijë.
Marrëveshja përfundoi në nëntor dhe më pas ajo mbeti shtatzënë, por në muajin maj ajo njoftoi se ka abortuar./UBTNews/