UBT News

Martohet Alaina Scott, vajza e madhe e Eminemit

Vajza e madhe e reperit, Alaina Scott, u martua me Matt Moeller në një dasmë në natyrë në Detroit, e rrethuar nga 125 anëtarët e familjes dhe miqtë e tyre më të ngushtë.

“9 qershor 2023 thjesht një nga ditët më të mira të jetës sime”, ka shkruar ajo në llogarinë e saj.

“Në këtë jetë dhe në tjetrën, shpirti im do të gjejë gjithmonë shpirtin tënd”.

Pas më shumë se shtatë vitesh lidhje, Moeller i propozoi Alainas në dhjetor 2021.

Eminem ka dy vajza, Hailie Jade 27 vjeç dhe Alaina Scott 30 vjeç./UBTNews/

Exit mobile version