UBT News

Martohet aktori James McAvoy

Pas disa vitesh spekulime, aktori James McAvoy konfirmoi se u martua me partneren e tij, Lisa Liberati. Aktori skocez, që njihej më së miri për rolin e tij si Charles Xavier në “X-Men”, zbuloi në një intervistë për gazetën britanike, Guardian, se u martua larg syrit të medias me partneren e tij amerikane.

Siç raportojnë mediat e huaja, ata u takuan në xhirime të filmit “Split”, filluan lidhjen disa vite më vonë dhe së fundmi u martuan.

McAvoy ishte i martuar me Anne-Marie Duff. Ata kanë një djalë. Ndarjen e konfirmuan në vitin 2016, dhjetë vite pasi u martuan./UBTNews

Exit mobile version