Ylli i serialit “Riverdale”, Jordan Connor dhe partnerja e tij, Jinjara Mitchell kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë.
Ylli 29-vjeçar dhe gruaja e tij dhanë lajmin përmes rrjeteve sociale – një ditë pas ceremonisë, me disa postime të ndara. Ata u kurorëzuan të shtunën para 50 personave në Kolumbinë Britanike.
“Dita më e mirë e jetës sime”, shkroi aktori në Instagram krahas një fotografie të bukur të tyre nga dita e dasmës ku shihen duke u puthur.
Mitchell, gjithashtu me profesion aktore, i tha revistës “Brides” se ata u takuan gjatë një ligjerate në vitin 2012. Ata u fejuan në vitin 2018 në Tofino të Kolumbisë Britanike./UBTNews