UBT News

Martohen Ben Affleck dhe Jennifer Lopez në Los Angeles

Yjet e Hollywood-it, Jennifer Lopes dhe Ben Affleck u martuan në Las Vegas. Çifti u martua të shtunën në një ceremoni private në Las Vegas, njoftoi Lopezi.

“Ne u martuam. Dashuria është e bukur. Dhe rezulton se dashuria do të thotë edhe durim. 20 vjet durim”, shkroi ajo në uebfaqen e saj.

Ata u takuan në xhirimet e filmit “Gigli” në vitin 2002 dhe u fejuan në vitin 2003, por u ndanë një vit më vonë, duke fajësuar “vëmendjen e tepërt mediatike”.

Sidoqoftë, qëkur u bashkuan ata vazhdimisht publikuan fotografi dhe video nga pushimet romantike me familjet e tyre./UBTNews/

Exit mobile version