UBT News

Martinez pranë rinovimit të kontratës me Interin

Ylli argjentinas ka vendosur t’ia besojë të ardhmen “Nerazzurëve”. Sulmuesi Lautaro Martinez ka nënshkruar kontratën e tij të re me Interin, ku marrëveshja është kompletuar dhe kontrata është nënshkruar në mëngjes, raporton gazetari i njohur, Fabrizio Romano.

Zyrtarizimi i rinovimit të kontratës së Martinez do të bëhet gjatë ditëve të ardhshme nga kampioni italian.

Mësohet se kontrata e tij e re do të jetë deri në vitin 2026, dhe se klauzola e tij e lirimit prej 111 milionë eurosh tani nuk është më në kontratë.

Këtë sezon, Lautaro Martinez në 12 paraqitje për Interin në të gjitha garat ka regjistruar pesë gola dhe vetëm një asistim.

Exit mobile version