Futbollisti i Real Madridit, Martin Odegaard ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Sipas njoftimit të mediave spanjolle, Odegaard ka dalë pozitiv pas testeve të kryera pas ndeshjes ndaj Real Sociedadit.
Mesfushori është stërvitur me skuadrën para se të bëheshin të ditura rezultatet, prandaj në bazë të protokollit, të gjithë lojtarët do t’u nënshtrohen testimeve PCR, në mënyrë që të mësohet infektimi eventual i ndonjë lojtari tjetër.
Tani futbollisti do të vetizolohet.