UBT News

Martin Odegaard arrin marrëveshje me Arsenalin

Arsenali ka rënë dakord për një tarifë me Real Madridin për transferimin e përhershëm të Martin Odegaard.

Burime pranë klubit kanë konfirmuar se bisedimet kanë përfunduar dhe ai pritet të kthehet në Premier Ligë, raporton  90Min, transmeton Klankosova.tv.

Odegaard do të arrijë një marrëveshje me vlerë 40 milionë eurosh, duke e bërë atë norvegjezin më të shtrenjtë të të gjitha kohërave.

Odegaard është tashmë në Londër para testeve mjekësore, dhe mund të zyrtarizohet si transferimi i fundit i Arsenalit brenda 48 orëve të ardhshme.

Exit mobile version