Barcelona ka arritur marrëveshjen me Manchester City për portugezin Bernardo Silva.
Sulmuesi mund të arrijë në Kataluni në ditët në vijim edhe nëse shitja e Frenkie de Jong nuk do të realizohet, për sa kohë që ky i fundit pranon një rinovim me një pagë më të ulët.
Për Bernardo Silvën, Barça duhet të paguajë diçka më pak 50-60 milionë euro.
“Jigantes” raporton se është çështje ditësh ardhja e portugezit në Spanjë.
Barcelona po nxiton të largojë Memphis Depayn ose Pierre-Emerick Aubameyangun, në mënyrë që të ketë vend të lirë për Silvan në skuadër.
Gabonezi po kërkohet nga Chelsea, ndërsa Depay është cak i Juventusit.