UBT News

Marotta: Po shqyrtohet mundësia e shitjes së disa aksioneve të Interit

Drejtori gjeneral i Interit, Beppe Marotta ka konfirmuar se Suning po konsiderojnë shitjen e një pjese të aksioneve të Interit.

Në dhjetor u raportua nga “Il Corriere dello Sport” se Suning po e konsideron ofrimin e investitorëve të jashtëm.

Presidenti i Interit, Steven Zhang mohoi se kishte diçka të tillë, por raporte të tjera kanë dalë gjatë javëve të fundit, duke këmbëngulur se fondi i kapitalit Bc Partners janë të etur të investojnë në Inter dhe nuk do të përjashtojnë blerjen e një pjese të shumicës nga Suning.

“Pronarët po shqyrtojnë mundësitë në interes të Interit dhe në respekt të historisë së klubit,” tha Marotta për “Radio Rai” përpara ndeshjes Fiorentina – Inter.

“Ne e dimë që mund të llogarisim mbi një bazë solide, ne jemi kompaktë. Ato janë thashetheme që qëndrojnë mbi kokën tonë, për të cilat nuk duhet të brengosemi. “, tha në fund Marotta.

Exit mobile version