UBT News

Maroku dhe Kroacia ndajnë pikët e barabarta

Ka përfunduar ndeshja tejet interesante mes Marokut dhe Kroacisë, ku të dy kombëtaret kanë ndarë pikët e barabarta.

Pas plot 90 minutave lojë dhe gjashtë sosh shtesë të zhvilluara në stadiumin “Al Bayt”, Maroku ka barazuar pa gola me Kroacinë.

Të dyja kombëtaret regjistruan nga dy goditje drejt portës, por që portierët ishin në nivelin e tyre duke mbajtur portat e paprekura.

Ndërkaq, posedimi i topit gjatë tërë ndeshjes i takoi Kroacisë me 64% krahas Marokut që kishte 36%.

Për të dyja kombëtaret këto ishin pikët e para në Kampionatin Botëror “Katar”, ku tani Kroacia dhe Maroku gjenden në kuotën e një pikë në Grupin F të këtyre kualifikimeve.

Rezultati final, 0:0.

Exit mobile version