UBT News

Markle dëshpërimisht e trishtuar për mungesën në ditëlindjen e Obamës

Sipas ekspertes mbretërore, Angela Levin, ish-aktorja Meghan Markle dëshpërimisht donte të merrte pjesë në festën e mrekullueshme për 60-vjetorin e ish-presidentit amerikan, Barak Obama, sipas vanityfair.it.

“Ajo ishte e bindur se do të ishte mysafire speciale e mbrëmjes së mbushur plot me të famshëm”, tha Levin.

Një dështim që e mërziti atë.

Në festën e fundit në Martha’s Vineyard, Masaçusets, për 60 vjetorin e ish-presidentit amerikan morën pjesë shumë mysafirë të shquar.

Për shkak të Covid-19, festa e ditëlindjes u reduktua nga 800 në 475 të ftuar.

”Por, Meghan dhe princi Harry nuk ishin as në listën origjinale”, siguron Levin.

Arsyeja?

Barack dhe Michelle do të mërziteshin nga deklaratat e vazhdueshme të Harry dhe Meghan kundër familjes mbretërore.

“Disa vlera në shtëpinë Obama nuk preken”, shpjegon ekspertja tjetër mbretërore, Camilla Tominey

Exit mobile version