UBT News

Marka franceze Balenciaga është bërë objekt talljesh në rrjetet sociale

Marka franceze Balenciaga është bërë objekt talljesh në rrjetet sociale pasi ka nxjerrë në shitje për 1500 euro një “hoodie” me vrima.

Vrimat janë kudo: në gjoks, krahë dhe shpinë, duke bërë që të shpërthejnë komentet tallëse nga komentuesit.

“Të shpenzosh 1500 euro për t’u dukur si i pastrehë”, shkruan njëri prej komentuesve.

Balenciaga është themeluar në Spanjë, nga Cristóbal Balenciaga, i cili konsiderohej si “Mbreti i modës” dhe u përshkrua si “mjeshtri ynë” nga Christian Dior. Marka u transferua në Paris pas Luftës Civile në Spanjë.

Exit mobile version