Marka franceze Balenciaga është bërë objekt talljesh në rrjetet sociale pasi ka nxjerrë në shitje për 1500 euro një “hoodie” me vrima.
Vrimat janë kudo: në gjoks, krahë dhe shpinë, duke bërë që të shpërthejnë komentet tallëse nga komentuesit.
“Të shpenzosh 1500 euro për t’u dukur si i pastrehë”, shkruan njëri prej komentuesve.
Balenciaga është themeluar në Spanjë, nga Cristóbal Balenciaga, i cili konsiderohej si “Mbreti i modës” dhe u përshkrua si “mjeshtri ynë” nga Christian Dior. Marka u transferua në Paris pas Luftës Civile në Spanjë.