Nga viti i ardhshëm marka e njohur franceze, Saint Laurent, s’do ta përdorë leshin e kafshëve për koleksionet e veshjeve. Kështu deklaruan nga kompania Kering.
Kering, që ka nën pronësi markat sikurse Gucci, Balenciaga, Alexander McQueen dhe Botta Venega, s’do të përdorë më leshin e kafshëve.
Kjo nënkupton që Brioni gjithashtu do të heqë dorë nga praktika e diskutueshme, e cila ka çuar në një numër protestash nga grupet e të drejtave të kafshëve.
Themeluesi François Henri Pinault vlerëson se kjo është gjëja e duhur.
“Ne e bëjmë atë nga bindja, për hir të etikës dhe modernitetit”, deklaroi ai.
Grupet e të drejtave të kafshëve kanë lobuar prej kohësh që industria globale e modës të mos përdorë më leshin e kafshëve për koleksionet e tyre, dhe disa marka sikurse Versace, Chanel dhe Michael Kors, tashmë kanë ndaluar përdorimin e saj./UBTNews