Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Mario Mitaj, ka bërë një lëvizje surprizë në karrierën e tij, duke iu bashkuar skuadrës arabe të Al Ittihad. Ky transferim vjen në një kohë kur klubi i Al Ittihad po përforcohet me disa nga yjet më të mëdhenj të futbollit botëror, përfshirë Karim Benzema, Ngolo Kante, dhe Fabinho.
Mitaj ka nënshkruar një marrëveshje për të luajtur në skuadrën arabe në formë huazimi për një periudhë të caktuar, me mundësinë që klubi të ushtrojë të drejtën e blerjes në përfundim të periudhës së huazimit. Kjo formë e marrëveshjes ofron një mundësi për të dyja palët për të vlerësuar performancën e lojtarit dhe për të vendosur nëse do të vazhdojnë bashkëpunimin në mënyrë më të qëndrueshme.
Në lidhje me pagën e Mitajt, burimet e besueshme kanë zbuluar se shqiptari do të përfitojë një rrogë të majme prej 3 milionë euro në vit. Ky pagë e lartë është një pasqyrë e investimeve të mëdha që Al Ittihad është duke bërë për të rritur nivelin e skuadrës së tyre dhe për të konkurruar në nivele të larta ndërkombëtare.
Mitaj do të jetë nën drejtimin e trajnerit të njohur, Loran Blanc, i cili ka një reputacion të fortë në futbollin ndërkombëtar dhe ka drejtuar skuadra të njohura në të kaluarën. Ky është një hap i rëndësishëm për Mitajn, që do të ketë mundësinë të zhvillohet nën një trajner me përvojë dhe të luajë përballë disa nga lojtarëve më të mirë në botë./UBTNews/