Marina gjermane po kontribuon në hetimin për rrjedhjet e gazsjellësit Nord Stream, tha ministrja e mbrojtjes.
Christine Lambrecht tha se situata duhet të sqarohet dhe përgjegjësit duhet të identifikohen shpejt.
“Sabotimi i supozuar i tubacioneve të Detit Baltik është një tjetër kujtesë se ne jemi të varur nga infrastruktura kritike, edhe nënujore”, tha Lambrecht në një deklaratë.
Ministri danez i Mbrojtjes, Morten Bodskov tha se“mund të duhen lehtësisht një ose dy javë që zona të qetësohet mjaftueshëm” për një inspektim për të verifikuar shkakun. Dy anije ushtarake daneze janë dërguar në zonë.
Sizmologët thonë se stacionet matëse në vendet fqinje zbuluan dy shpërthime të hënën nga zona ku u shfaqën më pas rrjedhjet e gazit.
Ukraina e ka akuzuar Rusinë se qëndron pas asaj që e përshkroi si një “sulm terrorist” – pa dhënë prova – ndërsa Moska i ka quajtur akuza të tilla “budallaqe dhe “absurde”./UBTNews/