UBT News

Marin Sheen bëhet pishman që ndryshoi emrin!

US actor Martin Sheen attends the Apocalypse Now Final Cut red carpet screening in Los Angeles on August 12, 2019. (Photo by VALERIE MACON / AFP) (Photo credit should read VALERIE MACON/AFP via Getty Images)

Ndonëse Marin Sheen thotë se emri i tij është ende ligjërisht Ramon Estévez, ai u bë pishman që e ndryshoi emrin e tij për hir të karrierës. Ylli i “West Wing” foli hapur në Closer Weekly rreth emrit të tij skenik.

“Është një nga pendimet e mia. Asnjëherë s’e kam ndryshuar emrin zyrtarisht”, deklaroi ai.

“Është ende Ramon Estévez në çertifikatën e lindjes. Emri im ligjërisht është edhe në çertifikatën e martesës, pasaportë dhe patentë shofer”, deklaroi ai tutje.

“Ndonjëherë bindesh kur nuk ke njohuri të mjaftueshme apo edhe guxim të mjaftueshëm për të mbrojtur atë në të cilën beson, por e paguan për të më vonë”, tha ai./UBTNews/

Exit mobile version