UBT News

Marin rezulton negative në testin e drogës

Kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin rezultoi negative në testin e drogës, konfirmoi Qeveria, pasi u publikuan pamjet ku shihej Marin duke vallëzuar, kënduar dhe pirë në një ndejë. Marin pranoi t’i nënshtrohej testit të drogës për të shuar thashethemet lidhur me sjelljen e saj.

Ajo thotë se nuk mori drogë dhe mohon të ketë bërë veprime ilegale në atë ndejë, por thotë se piu alkool.

Në videon që u publikua, ajo shihej duke festuar me miqtë e saj, përfshirë edhe një yll finlandez.

Pas publikimit të videove, zonja Marin u përball me kritika nga disa politikanë. Madje një lider i partisë opozitare i kërkoi asaj të bënte një test droge./UBTNews/

Exit mobile version