UBT News

Mariah Carey me libër për fëmijë

Mariaha Carey po e dëshmon dashurinë ndaj Krishtlindjeve edhe përmes një libri për fëmijë!

Të mërkurën, këngëtarja e “All I Want for Christmas Is You”, njoftoi përmes Instagramit se libri i saj “The Christmas Princess”, do të publikohet nga Henry Holt Books në vjeshtë të këtij viti. Carey e përshkroi si “një përrallë për adhuruesit e festave të të gjitha moshave”.

Ky libër rrëfen jetën fëmijërinë e saj, “që s’kishte shumë dhe nuk kërkonte shumë”, sipas përshkrimit të librit. Ajo kishte vetëm një dëshirë: “pushime të qeta dhe të lumtura”.

Këngëtarja foli për fëmijërinë e saj të trazuar në librin “The Meaning of Mariah Carey”. Pavarësisht nga vështirësitë e saj të hershme, zëri i jashtëzakonshëm i Carey-t e bëri atë superyll./UBTNews

Exit mobile version