Margot Robbie ka thënë se ajo thuajse e la aktrimin pas përvojës së saj “të tmerrshme” të famës pas “The Wolf Of Wall Street”.
Aktorja kujtoi përvojën e saj duke luajtur në filmin e Martin Scorsese së bashku me Leonardo DiCaprio në moshën 22-vjeçare, duke luajtur rolin e bashkëshortes së Jordan Belfort, Naomi Lapaglia.
“Diçka po ndodhte në ato faza të hershme dhe gjithçka ishte shumë e tmerrshme” tha Robbie për Vanity Fair për vëmendjen që mori pas publikimit të filmit.
“Më kujtohet që i thashë mamasë sime, “Nuk mendoj se dua ta bëj këtë.” Dhe ajo vetëm më shikoi, plotësisht me fytyrë të drejtë dhe tha, “E dashur, mendoj se është tepër vonë për të mos e bërë këtë”, kur kuptova se e vetmja rrugë ishte [të vazhdoja] përpara”.
Lidhur me atë se si ajo i përballon paparacët dhe si e menaxhon jetën sot, Robbie tha se situata ende nuk është plotësisht nën kontroll dhe se kjo situatë po vazhdon.
“Nëse mamaja ime vdes në një aksident me makinë sepse [paparacët] donin një foto timen duke shkuar në dyqan ushqimor, ose rrëzojnë nipin tim nga një biçikletë – për çfarë? Për një foto? Është e rrezikshme, por ende çuditërisht asgjë nuk duket sikur ndryshon”./UBTNews/