Ajo po xhironte Suicide Squad të vitit 2016, pjesa e parë në serinë e filmave rreth ‘të këqinjëve’ të DC Comics të cilët formojnë një task forcë të fshehtë qeveritare për të shpëtuar botën nga shkatërrimi.
Ishte hera e parë që Robbie luante Harley Quinn, një ‘psikopate profesioniste” dhe ish- i dashuri i saj The Joker, i njohur për të bëmat e këqija dhe fytyrën maniake të njomur me make-up. Që nga ajo kohë, ajo ka luajtur rolin e Harley edhe në filmin Birds of Prey dhe, së shpejti do të shihet duke e luajtur këtë rol kur të dalë një film i ri i The Suicide Squad.
“Ato skena”, vazhdon ajo, pothuajse pa frymë, “ku gjithçka po shpërthen përreth jush, dhe ju ia dilni me kohë? Ato momente filmike? Vajzat nuk i marrin kurrë ato” tha ajo.
Në lidhje me atë se si arriti ajo të bëhej një aktore aq e dashur dhe e talentuar, të marrë role të mëdha në filma të njohur, ajo tregoi se është fal karakterit të saj këmbëngulës.
“Unë nuk jam e mirë për të pritur. Nëse dua diçka, nuk mund të ulem kurrë, e bëj [atë] të ndodhë”.