Çmimi kryesor për ”Aktorin e Europës 2021” për realizimin më të mirë për këtë vit i takoi Margarita Xhepës, një nga aktoret më të rëndësishme në hapësirën ballkanike, për rolin e Doruntinës në shfaqjen ”Kush e solli Doruntinën” me regji të Laert Vasilit.
Kjo shfaqje e teatrit ”Aleksandër Moisiu” mori edhe çmimin për shfaqjen më të mirë në tërësi.
Shfaqja është një riprodhim sipas romanit me të njëjtin titull të Ismail Kadaresë.
Vendimet për çmimet i solli juria ndërkombëtare, e përbërë nga Meto Jovanovski (kryetar), Mimoza Rail dhe Jani Bojaxhi, anëtarë, në Festivalin e 19-të ndërkombëtar teatror ”Aktori i Evropës”, që këtë vit u mbajt online.
Çmimin e madh ”Jacques Lacharier” për monodramën eksperimentale e mori regjisori Mentor Zymberaj për shfaqjen ”Djemtë e Hamletit” nga Nina Mazur, punuar sipas motiveve të tragjedisë ”Hamleti, princi i Danimarkës”, nga William Shakespeare, i Shtëpisë Teatrore dhe filmike AKT dhe qendrës ITI nga Kosova.
Çmimin ”Naum Manivillov i Prespës” e mori aktorja Svetllana Sretenoviç për rolin në shfaqjen ”Letër nga gruaja e panjohur” nga Stefan Cvajg, dramatizim, adaptim dhe regji e Millan Magjarevit.
Çmimin ”Dionisi i Prespës”, për rrëfimin më të mirë kreativ koreografik skenik e mori shfaqja ”Tobelia” e Teatrit të Lubjanës, punuar sipas dramës me të njejtin titull të Ljubomir Gjurkoviç, me regji të Nik Aper dhe koreografi të Rosana Hribar./