UBT News

Marcelo konfirmon largimin nga Real Madrid pas finales së Champions League

Marcelo Vieira, konfirmoi largimin e tij nga Real Madridi pas finales së UEFA Champions League të shtunën, në të cilën klubi spanjoll mposhti 1-0 Liverpoolin për t’u bërë mbretër të Evropës për herë rekord të 14-të.

Nuk është ditë trishtimi, po largohem me shumë gëzim, falënderues ndaj fansave dhe netëve magjike që kam përjetuar në Bernabeu”, tha 34 vjeçari gjatë ceremonisë së trofeut.

Më herët flitej se klubi spanjoll nuk kishte dëshirë të rinovonte kontratën e tij, pavarësisht dëshirës për të qëndruar.

Marcelo iu bashkua Real Madridit, nga klubi brazilian Fluminese në vitin 2007 për të plotësuar këpucët e Roberto Carlos, i cili u largua për në Fenerbahçe të Turqisë.

Marcelo, është lojtari më i dekoruar në historinë e Los Merengues pasi ai i ndihmoi ata të fitonin 25 tituj duke përfshirë pesë trofe të Ligës së Kampionëve të UEFA-s, gjatë 16 sezoneve të tij në klub.

Ai shënoi 38 gola dhe bëri 103 asistime në 545 ndeshje për ekipin madrilen. /UBTNews/

Exit mobile version