UBT News

Marc Anthony martohet me modelen 31 vjet më të re

Marc Anthony, 54 vjeç, u martua me ish-konkurrenten e Miss Universe, 23 vjeçaren Nadia Ferreira në një ceremoni luksoze në Miami gjatë vikendit.

David Beckham, Salma Hayek dhe Lin Manuel Miranda ishin mes të ftuarve në ngjarjen e mbushur me yje, e cila u zhvillua në Muzeun e Artit Perez.

Muzikanti ishte martuar më parë me Dayanara Torres (2000 – 2004), Jennifer Lopez (2004-2014) dhe Shannon De Liman (2014-2017).

Ai i propozoi 23 vjeçares në maj të vitit, tetë muaj para dasmës.

Lopez dhe fëmijët e saj nuk ishin të pranishëm në dasmë./UBTNews/

Exit mobile version