UBT News

Maratona e Vlorës mbledh 400 vrapues nën moton “Vrapojmë për Pavarësinë”

Në qytetin bregdetar të Vlorës u mbajt një nga ngjarjet sportive më të rëndësishme të vitit – Maratona e Vlorës, e cila këtë vit u zhvillua nën moton “Vrapojmë për Pavarësinë”.

Rreth 400 vrapues nga Shqipëria dhe vende të ndryshme të botës iu bashkuan aktivitetit që u organizua në kuadër të festimeve të Nëntorit.

Kryeministri Edi Rama publikoi momente nga atmosfera energjike e maratonës, e cila shënoi mbylljen e festimeve të Pavarësisë në qytet.

Edhe pse moti ishte me reshje shiu, tradita e fund-nëntorit në Vlorë vijoi me tre gara: 5 km, 10 km dhe 21 km.

Fitues në distancën prej 21 kilometrash, në edicionin e pestë të maratonës, u shpall atleti ukrainasi Bogdan Simonoviç.

Eventi u organizua nga Bashkia Vlorë dhe u përshëndet nga kryetarja Brunilda Mersini dhe presidenti i KOKSH-it, Fidel Ylli, të cilët vlerësuan pjesëmarrjen e lartë dhe rëndësinë e këtij aktiviteti sportiv për promovimin e qytetit. /atsh/ ubt news/

Exit mobile version