UBT News

Maran: Nuk më pëlqeu paraqitja, por morëm tri pikët

Përzgjedhësi i Shqipërisë, Rolando Maran, nuk është ndarë i kënaqur me paraqitjen e skuadrës në fitoren ndaj San Marinos.

Pas ndeshjes, Maran theksoi se kuqezinjtë krijuan shumë raste shënimi, por nuk arritën t’i shfrytëzonin, ndërsa në pjesën e dytë ulën ritmin.

“Nuk më ka pëlqyer paraqitja e skuadrës, por në fund morëm tri pikët. U vumë në vështirësi, sepse krijuam shumë raste në pjesën e parë dhe nuk i shfrytëzuam. Në pjesën e dytë ulëm ritmin dhe e pësuam. E rëndësishme është që morëm tri pikët përballë tifozëve”, deklaroi Maran.

Tekniku italian vlerësoi pikët e grumbulluara, por rikujtoi se Shqipëria kishte mundësi të mbyllte këtë fazë me bilanc edhe më të mirë.

“I kënaqur me nëntë pikë? Nuk duhet të harrojmë se, nëse llogarisim edhe ndeshjen me Finlandën, mund të ishim me 12 pikë në grup”, u shpreh Maran.

D.L

Exit mobile version