UBT News

Maqedonia në pritje të vaksinës, regjistrohen 400 raste të reja me Covid-19

Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut, janë regjistruar 400 raste të reja me COVID-19 nga 2 mijë e 327 teste të bëra. Janë shënuar 11 viktima, ndërsa janë shëruar 206 pacientë.

Ndërkohë, që Maqedonia e Veriut është në pritje të vaksinës, një fond prej 70 milionë eurove që është siguruar nga Parlamenti Evropian për shtetet e Ballkanit Perëndimor me qëllim të blerjes së vaksinave antiCOVID nga shtetet e BE-së.

Komisionerja e Shëndetësisë së BE-së, Stella Kyriakides njoftoi se ky grant është i destinuar për vendet e treta partnere të BE-së të ardhura më të ulëta, përfshirë edhe Ballkanin Perëndimor.

Ajo tha se përmes mekanizmit global për prokurimin e vaksinave Covax, BE do të ndihmonte vendet e Ballkanit Perëndimor të vaksinojnë grupe me përparësi siç janë punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe njerëzit në nevojë.

“Ne jemi gjithashtu duke punuar me Organizatën Botërore të Shëndetësisë për të siguruar mbështetje të menjëhershme prej 50 milionë eurosh për vaksinimin në Ballkanin Perëndimor dhe vendet fqinje”, ka thënë ajo.

Exit mobile version