UBT News

Maqedonia e Veriut propozon heqjen e kufizimeve për shtetasit e Kosovës

Komisioni për Sëmundjet Infektive i Maqedonisë së Veriut këtë mëngjes ka propozuar që të hapen kufijtë me Serbinë, Malin e Zi, Kosovën dhe Shqipërinë pa test PCR.

“Sipas analizave, nuk ka aktualisht indikacion, përkatësisht nuk ka numër të lartë të rasteve të importuara me COVID-19 në shtet nga këto vende. Sipas kësaj, nuk ka rrezik të hapen kufijtë. Propozimi do t’i dorëzohet Qeverisë së Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut./UBTNews

Exit mobile version