UBT News

Maqedonia e Veriut ndalon importin e kivit nga Serbia

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Maqedonisë së Veriut njoftoi se ka ndaluar importin e më shumë se 20 tonë kivi nga Serbia pasi në fruta u gjetën larva dhe insekte.

“Për shkak të vetive të ndryshuara dhe pranisë së larvave dhe insekteve, një inspektor ushqimi nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë këtë javë ndaloi importin e 22.3 tonë kivi të destinuar për përpunim industrial dhe lëshoi një vendim që urdhëronte shkatërrimin e tyre të sigurt”, thuhet në deklaratë.

Kjo ka të bëjë me 22 mijë e 340 kilogramë fruta agrume të importuara nga Serbia, për të cilat një ekzaminim nga një inspektor ushqimi përcaktoi se ishin të pasigurta për import dhe përpunim të mëtejshëm.

“Importuesit iu dha një vendim me urdhër për shkatërrimin e padëmshëm të sasive të diskutueshme të kivit, pasi u njoftua se dërgesa nuk mund të kthehej në vendin eksportues”, thuhet në deklaratë./S.K/KP/

Exit mobile version