Maqedonia e Veriut është për herë të parë pjesëmarrëse në një Kampionat Evropian.
Megjithatë ekipi përfaqësues i Maqedonisë së Veriut u eliminua e para nga Euro 2020 pas vetëm dy ndeshjeve.
Sot fqinjët tanë do ta zhvillojnë ndeshjen e fundit, ku do të përballen me Holandën në Johan Cruijf Arena në Amsterdam.
Synimi kryesor i ballkanasve është të marrin një pikë historike në evropian pas dy humbjeve të para, edhe pse kundërshtari është shumë më i vështirë se Ukraina e Austria.
Ndërkohë Holanda ka siguruar kalimin nga grupi pas dy fitoreve në dy ndeshjet e para.
‘Tulipanët’ e udhëhequr nga Frank De Boer kërkojnë edhe fitoren e tretë në grup për të kaluar tutje me bilanc të 100 për qind të fitoreve.
Dy trajnerët si De Boer i Holandës ashtu edhe Angelovski i Maqedonisë së Veriut pritet të bëjnë ndryshime në formacion për t’iu dhënë hapësira lojtarëve që ende nuk kanë luajtur.
Formacionet e mundshme:
Holanda: Stekelenburg; Timber, de Ligt, Ake; Dumfries, Wijnaldum, Gravenberch, Klaassen, Wijndal; de Jong, Malen
Maqedonia e Veriut: Dimitrievski; Bejtulai, Velkovski, Musliu; Nikolov, Bardhi, Ademi, Elmas, Alioski; Pandev, Trajkovski