UBT News

Maqedonia e Veriut heq testin PCR për shtetasit e Kosovës

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka miratuar sot propozimin e komisionit për Sëmundjet Infektive, për hapjen e kufijve për shtetasit e Kosovës pa teste PCR.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, bëri të ditur se këtë ia konfirmoi homologu i tij maqedonas, Ilir Hasani, gjatë një bisede telefonike.

“Situata momentale epidemiologjike në vendin tonë nuk përbën rrezik dhe përshëndes vendimin e sotëm për hapjen e kufijve pa test PCR. Test PCR mund të kthehen nëse vërejm se ka rritjet të rasteve të infeksionit.”, shkroi Zemaj në Facebook./UBTNews

Exit mobile version