UBT News

Maqedoni e Veriut, nëntë të vdekur dhe 509 raste të reja me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoni të Veriut janë raportuar nëntë raste të vdekjes si pasojë e COVID-19, si dhe janë regjistruar 509 raste të reja me COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut njofton se gjatë kësaj periudhe kohore janë shëruar edhe 354 pacientë.

Aktualisht numri i rasteve aktive në Maqedoni të Veriut është 6 mijë e 736./UBTNews

Exit mobile version