Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, ka zhvilluar një takim me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Mbrojtjes të Republikës Çeke, Jaromír Zůna, në kuadër të takimit të CEDC–Western Balkans (Bashkëpunimi i Mbrojtjes i Evropës Qendrore – Ballkanit Perëndimor).
Gjatë këtij takimi, dy ministrat diskutuan për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit bilateral në fushën e mbrojtjes.
Vëmendje e veçantë iu kushtua bashkëpunimit në industrinë e mbrojtjes, transferimit të teknologjisë ushtarake, si dhe thellimit të partneritetit në fushën e trajnimit dhe edukimit ushtarak për pjesëtarët e forcave të mbrojtjes. /E.A/
