Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka marrë pjesë në ceremoninë e diplomimit të kadetëve të Akademisë Ushtarake të Forcave të Armatosura të Republikës së Turqisë, e cila u zhvillua me rastin e Ditës së Fitores.
Në kuadër të këtij eventi ushtarak, ministri Maqedonci ka takuar Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, si dhe Ministrin e Mbrojtjes Kombëtare, Yaşar Güler, të cilëve ua uroi festën shtetërore.
Gjatë ceremonisë u diplomuan me sukses edhe pesë kadetë nga Republika e Kosovës. Ministri Maqedonci i përgëzoi ushtarakët e rinj për disiplinën dhe arritjet gjatë studimeve, duke u uruar sukses në shërbimin ndaj atdheut.
“Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë është i rëndësishëm, ndërsa mbështetja në edukim, trajnim dhe përgatitje profesionale të kuadrove të reja ushtarake përbën një nga shembujt më konkretë të këtij partneriteti”, thuhet në njoftim.
/E.A/
