Manuel Neuer ka shpallur vendimin e tij për të ardhmen në Kombëtaren Gjermane. Sipas raportimeve të “Sport Bild”, kapiteni i Bajernit të Mynihut ka vendosur të vazhdojë karrierën e tij ndërkombëtare deri në vitin 2026. Kështu, Botërori i vitit 2026, që do të zhvillohet në Kanada, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Meksikë, do të jetë turneu i fundit ku Neuer do të përfaqësojë Gjermaninë.
Sipas burimeve gjermane, Neuer, 38 vjeç, nuk do të grumbullohet nga trajneri Julian Nagelsman për dy ndeshjet e ardhshme të Gjermanisë, përballë Hungarisë më 7 shtator dhe Holandës më 10 shtator.
Aktualisht, Neuer ka një kontratë me Bajernin e Mynihut deri në vitin 2025. Nëse vendimi i tij për të vazhduar me Kombëtaren është zyrtar, Bajerni pritet të rinovojë kontratën e tij për një vit të tjera.
Drejtori sportiv i Federatës Gjermane të Futbollit, Rudi Fëler, ka theksuar se gjithçka varet nga vendimi i portierit. “Sigurisht që Manuel ka një zë të rëndësishëm në këtë çështje,” tha Fëler./UBTNews/