UBT News

Mane zbarkon më Munih për të nënshkruar me Bayernin

Sulmuesi, Sadio Mane, tashmë ka mbërritur në Gjermani përpara transferimit të tij në Bayern Munich.

30-vjeçari do të largohet nga Liverpooli pasi ka shijuar një periudhë gjashtëvjeçare të mbushur me trofe nën drejtimin e Jurgen Klopp, e cila do të përfundonte me skadimin e kontratës së tij.

Mane vendosi që tani ishte koha për të vazhduar karrierën e tij diku tjetër, megjithatë, Bayern konsiderohej i vetmi pretendent realist për nënshkrimin e reprezentuesi nga Senegali.

Kampionët gjermanë dështuan me dy oferta për Mane përpara se të arrinin përfundimisht një marrëveshje me Liverpool-in, që do t’i shohë ata të paguajnë 27.5 milionë funte që mund të shkojnë deri në 35 milionë duke përfshirë dhe bonuset e kontratës.

Mane tani ka zbritur në Mynih pasi fluturoi me avion privat të martën në mëngjes, dhe ish-lojtari i Southamptonit tani do t’i nënshtrohet vizitave mjekësore në 24 orët e ardhshme.

Exit mobile version