Mario Mandzukic largohet nga Milani pas aventurës gjashtë mujore.
“Rossonerët” nënshkruajtën me ish-reprezentuesin kroat në janar, por qendërsulmuesi dështoi që të japë ndonjë kontribut në “San Siro” dhe largohet pas gjashtë muajve.
Ai u shpreh i lumtur për mundësinë dhe e falënderoi klubin.
“Jam falënderues për klubin dhe menaxhmentin që ma dhanë këtë mundësi. Jam i lumtur që ishim në gjendje ta kthenim këtë klub fantastik në Champions League. I uroj të gjithëve në klub gjitha të mirat në të ardhmen” – shkroi Mandzukic.
Ish-sulmuesi i Juventusit pati problem muskulare gjatë qëndrimit të tij te Milani dhe luajti vetëm 10 ndeshje që nga transferimi i tij në dimrin e kaluar.