UBT News

Mancini nuk humb besimin: Do të shkojmë në Botëror dhe mbase do e fitojmë

Trajneri i Italisë, Roberto Mancini nuk e bën dramë barazimin 0-0 në ndeshjen ndaj Irlandës së Veriut që e çon kombëtaren e tij në fazën play-off dhe jo drejtpërdrejt në finalet e Botërorit të Katarit.

“Playoff-i. Kam shumë besim se do të shkojmë në Botëror dhe me shumë mundësi do ta fitojmë atë. Duhet ta kishim fituar ndeshjen me Bullgarinë. Patëm dy penallti me Zvicrën. Ndeshje që mund të përfundonin në avantazhin tonë”, deklaroi tekniku.

Më tej, Mancini foli dhe për ekipin e Irlandës së Veriut, i cili sipas tij u mbrojt me 10 veta dhe ia arriti qëllimit që të mos pësonte.

“Në mars, do të jetë krejt një tjetër gjë. Duhet të luajmë të gjitha mundësitë. Jam i bindur se kemi një ekip shumë të mirë dhe jam i qetë”, përfundoi Mancini.

Exit mobile version