Manchester Unitedi është i gatshëm t’ia ofrojë Paul Pogbas një kontratë tejet fitimprurëse, e cila do ta bënte mesfushorin francez lojtarin më të paguar në historinë e Premierligës.
Marrëveshja e tanishme e përfaqësuesit të Francës me djajtë e kuq mbaron në fund të këtij sezoni, që nënkupton se nga janari ai është i lirë të bisedojë me klube të tjera.
Por sipas mediave angleze, Unitedi është i gatshëm t’ia ofrojë atij një kontratë të re afatgjate me pagë javore prej rreth 500 mijë eurove.
Kjo nënkupton se Pogba do t’i fitonte rreth 120 milionë euro në pesë vitet e ardhshme dhe do të bëhej lojtari më i paguar në historinë e Premierligës.