Skuadra e Manchester Unitedit është eliminuar nga FA Cup në 1/8 e finales. “Djajtë e Kuq” u mposhtën në “Old Trafford” nga Fulhami.
Ndeshja në 90 minuta u mbyll me shifrat 1:1, me golat e shënuar nga: Fernandes dhe Bassey.
Kurse në penallti më të saktë u treguan londinezët, të cilët fituan me shifrat 3:4.