UBT News

Manchester United transferon Butland

Manchester United e ka kompletuar transferimin në formë huazimi të portierit, Jack Butland nga Crystal Palace deri në fund të sezonit aktual.

Bëhet e ditur se United do t’i paguajë pagat e tij të plota për periudhën e huazimit, ndërsa Butland do të jetë zëvendësuesi i David De Geas.

“Djajtë e Kuq” u detyruan ta transferojnë Butlandin pasi që Martin Dubravka u rikthye te skuadra e tij, Newcastle United.

Butland, i cili ishte pjesë e skuadrës së Anglisë në Botërorin 2018, ende nuk ka bërë ndonjë paraqitje për skuadrën e Crystal Palace këtë sezon.

Exit mobile version