Manchester United ka shënuar një vit të tërë pa arritur të fitojë një ndeshje në kompeticionet europiane, duke barazuar 1-1 kundër Fenerbahce të enjten mbrëma. Kjo ishte ndeshja e fundit e “Djajve të Kuq” pa fitore, duke vazhduar një seri të gjatë që filloi pas fitores së fundit europiane ndaj FC Copenhagen me rezultatin 1-0 më 24 tetor 2023, në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.
Që nga ajo fitore, Manchester United ka dështuar të arrijë sukses në gjashtë ndeshje të tjera europiane, përfshirë dy humbje dhe një barazim në tri ndeshjet e fundit të Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar. Në këtë sezon të Ligës së Europës, ekipi ka regjistruar tre barazime, duke i lënë ata në vendin e 21-të në tabelën e grupit.
Ecuria e fundit është shqetësuese për klubin nga “Old Trafford”, i cili për herë të fundit kishte një periudhë të ngjashme pa fitore në garat europiane në mes të viteve 1980-1983. Pavarësisht emrit të madh dhe historisë së lavdishme, United po përballet me një sfidë të madhe për të rikthyer formën e tyre në skenën europiane. Siç duket, ata duhet të gjejnë një mënyrë për të kthyer fatin në ndeshjet e ardhshme, përndryshe rrezikojnë të përballen me pasojat e një sezonit të dështuar në Europë./UBTNews/