UBT News

Manchester United luan sot në Carabao Cup

Sonte me fillim nga ora 21:00 stadiumi “City Ground” do të jetë nikoqir i përballjes mes Nottingham Forestit dhe Manchester United, e vlefshme kjo për gjysmëfinalen e dytë të Carabao Cup.

Takimin e parë të kësaj gjysmëfinaleje United do ta zhvillojë si mysafir, kurse ndeshja e kthimit mes kundër Nottinghamit do të luhet më 31 janar.

Në ndeshjen e fundit të zhvilluar, Nottingham barazoi 1:1 me Bournemouthin, kurse United u mposht 3:2 nga Arsenali.

Ndërkaq, takimi i fundit mes këtyre dy skuadrave daton në dhjetor të vitit që lamë pas, ku asokohe United e mposhti Nottinghamin me rezultat bindës 3:0.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy trajnerët do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Nottinghamin nuk do të paraqiten Awoniyi, Biancone, Henderson, Kouyate, Niakhate dhe Richards, kurse te United mungojnë Dalot, Greenwood, Sancho, Tuanzebe dhe van de Beek.

Formacionet e mundshme të dy skuadrave i gjeni më poshtë:

Nottingham Forest (4-3-1-2): Hennessey; Aurier, Worrall, Boly, Lodi; Mangala, Danilo, Freuler; Scarpa; Johnson, Gibbs-White

Manchester United (4-2-3-1): De Gea; Wan-Bissaka, Varane, Martinez, Malacia; Casemiro, Eriksen; Antony, Fernandes, Rashford; Weghorst

Exit mobile version