Manchester United ka triumfuar në duel me Brightonin me rezultat 0-3, në kuadër të Carabao Cup. Lojtarët e Ole Gunnar Solskjaer treguan se kanë një kualitet shumë më të mirë se kundershtarët e tyre.
Manchester United arriti që të shënojë vetëm në fund të pjesës së parë përmes Scott McTominay. Juan Mata shënoi golin e dytë për Manchester United, në minutën e 73-të, për t’ia lënë Paul Pogbas të përmbyll takimin në minutën e 80-të, me një gol të bukur nga goditja e dënimit.
Me këtë rezultat Manchester United në qetësi kalon në çerekfinale të Carabao Cup, aty ku pret kundërshtarët e radhës./UBTNews