UBT News

Manchester United interesohet për qendërmbrojtësin e Juventusit

Manchester United është në kërkim të një qendërmbrojtësi dhe tani për tani emri i cili bën pjesë në listën e “Djajve të Kuq” është braziliani Gleison Bremer, i cili aktualisht luan te Juventusi.

Sipas “Corriere dello Sport”, thuhet se Bremeri është objektivi primar i Unitedit për merkaton e verës dhe se Juventusi nuk do të mund ta ndalojë atë të largohet nëse klauzola e tij e lirimit plotësohet, e cila shkon në shifrën e 60-70 milionë eurove.

Investitori i ri i United, Sir Jim Ratcliffe, thuhet se është i interesuar për transferimin e Bremerit dhe pritet të mos kursejë asnjë shpenzim në ndërtimin e një ekipi cilësor.

Bremer ka një kontratë që e mban të lidhur me Juventusin deri në verën e vitit 2028./UBTNews/

Exit mobile version