UBT News

Manchester United i ofron 85 milionë euro për mbrojtësin e Real Madridit

BERGAMO, ITALY - FEBRUARY 24: Raphael Varane of Real Madrid runs in the field during the UEFA Champions League Round of 16 match between Atalanta and Real Madrid at Gewiss Stadium on February 24, 2021 in Bergamo, Italy. (Photo by Ricardo Nogueira/Eurasia Sport Images/Getty Images)

Manchester Unitedi është i gatshëm ta derdhë një shumë të majme parash për qendërmbrojtësin e Real Madridit, Raphael Varane, sipas mediave spanjolle.

Gjiganti i Premierligës, Manchester United ka shprehur gatishmëri t’i ofrojë 85 milionë euro për mbrojtësin Varane.

Përfaqësuesi i Francës është shumë i rëndësishëm në skuadrën e trajnerit Zinedine Zidane, por nuk është shënuar ndonjë përparim në bisedimet e tij me klubin për vazhdimin e marrëveshjes.

Raportohet se Madridi është i hapur për ta shitur francezin, pasi që marrëveshja e tij me klubin mbaron në verën e vitit të ardhshëm.

Prandaj, Unitedi është duke e vëzhguar situatën e Varane dhe është i gatshëm t’i paguajë deri në 85 milionë euro.

Exit mobile version