UBT News

Manchester United i interesuar për Pau Torres

BARCELONA, SPAIN - OCTOBER 20: Pau Torres of Villareal CF argues a call during the La Liga match between RCD Espanyol and Villarreal CF at RCDE Stadium on October 20, 2019 in Barcelona, Spain. (Photo by Eric Alonso/Getty Images)

Qendërmbrojtësi i Villarrealit, Pau Torres ka gjasa të mëdha që karrierën ta vazhdoj në Premier League.

Mediumet spanjolle kanë njoftuar të martën se interesim për shërbimet e tij, ka shprehur skuadra e Manchester Unitedit.

Madje, thuhet se Unitedi po insiston në transferimin e Torresit gjatë afatit kalimtar të janarit pasi po kërkohet me ngulm nga trajneri Ole Gunnar Solskjaer që e sheh si përforcim të duhur për repartin e mbrojtjes.

Torres ka kontratë me Villarrealin deri në vitin 2024 dhe Manchester Unitedi është i gatshëm të paguajë mbi 30 milionë euro dëmshpërblim për kartonin e tij. 23-vjeçari, këtë edicion ka 16 ndeshje në të gjitha garat ku ka realizuar dy gola.

Exit mobile version